Arbana Osmani merr mesazhe mallkimi për fëmijët e saj nga një grua që është vet nënë

By

Urrejtja në rrjete sociale është e vërtetë dhe një fenomen shumë shqetësues. Njerëzit të veshur me një petk anonimiteti që siguron kyçja në rrjete sociale, nuk kursehen për ndjenjat e askujt në mesazhet që dërgojnë.

Së fundmi, Arbana Osmani pranoi këso mesazhe në inbox-in e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në Web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm