Edhe njerëzit që ne i konsiderojmë si më tërheqësit në dukje, kanë diçka që do donin të ndryshonin tek vetja.
Tiparet e këndshme janë gjenetike, por problemet me lëkurën, dhëmbët dhe stilin personal nganjëherë duan punë që të korrigjohen.
Këtë do e ofrojë rubrika e re e Prive “S’komplekse” që mbrapa ka një staf të tërë profesional, të certifikuar dhe të dëshmuar.
Të gjithë mund të aplikojnë për të qenë pjesë e rubrikës. Mjafton të dërgoni të dhënat tuaja në email adresën [email protected].
Pas përzgjedhjes ju do të jeni në duar të sigurta të ekspertëve tanë.
Në trion e ekspertëve të Prive janë: Dr. Fehim Haliti, Dr. Rezana Saraçi – Govori dhe Adelina Hajdini.
Për më shumë informacione, ndiqni të plotë materialin e përgatitur në videon e mëposhtme. /Prive.al