Anxhela Peristeri mbajti një koncert recital, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e saj. Por barku pakëz i fryrë i këngëtares ngjalli aludimet për një shtatzëni të mundshme.
Anxhela, pas komenteve të shumta ka reaguar duke sqaruar se nuk është shtatzënë, por vetëm ka marrë ca kilogramë më shumë.
“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për shtatzëni, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kg plus. Nuk kam arsye ta fsheh sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos keni asnjë dyshim për këtë që po ju them”, shkruan Anxhela.