Anxhela Peristeri flet pas fitores në “Festivalin e Këngës”

By

Fituese e edicionit 59-të të “Festivalit të Këngës” u zgjodh Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqirërinë në Eurovision 2021 në maj.

Ndonëse jo të gjithë u pajtuan me fitoren e saj, pas triumfit në festival, këngëtarja falënderoi të gjithë për përkrahjen që ia kanë dhënë, në veçanti kolegët e saj.

“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetiim per mua dhe shume tjera me presin.Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri!Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime.Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur”, shkruan ajo ndër të tjerash. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm