Ajo filloi të merret me muzikë qysh në moshë të re. Kënga e saj “Ishe mbret” vazhdon të mbetet e pëlqyer edhe pas kalimit të viteve të tëra.
Është fjala për Anxhela Peristerin e cila për disa vite me rradhë bëri një shkëputje nga muzika duke u shpërngulur në Greqi.
Por ska shumë kohë që këngëtarja është rikthyer në Shqipëri me projekte të reja, dhe poashtu edhe si konkurente në spektaklin “Dance With Me”, ku shpalosi shumë nga talenti i saj.
Mjaftë aktive e shohim edhe nëpër rrjetet sociale. Ajo në fotografinë e fundit të postuar në Instagram është shfaqur e ulur në disa drurë ndërsa në përshkrimin e saj ajo ka shkruar se e ka siguruar dimrin. Në listën e shumë angazhimeve që ka të paktën këngëtarja tani ka një gjë më pak për të bërë. /Prive.al/