Anuloi koncertin pak para se të dilte në skenë, ç’ndodhi me Ed Sheeran?

By

Ed Sheeran, anuloi koncertin në Las Vegas vetëm disa orë para se të dalë në skenë pasi fansat qëndrojnë në radhë në vapë ekstreme

32-vjeçari, i cili po përfundon turneun e tij botëror, u tha shikuesve të koncertit se i vinte “shumë keq” teksa ndau lajmin në një deklaratë – ndërsa mijëra fansa ishin në radhë jashtë vendit të ngjarjes.

Duke u tërhequr nga shfaqja e Allegiant Stadium, Ed shkroi: “Nuk mund ta besoj se po e shkruaj këtë, por ka pasur disa sfida të hasura gjatë ngarkimit të shfaqjes sonë në Vegas.

Ai vazhdoi: “Është e pamundur të vazhdohet me shfaqjen. Me vjen shume keq. E di që të gjithë kanë udhëtuar për këtë dhe do të doja ta ndryshoja, raporton The Sun, transmeton klankosova.tv.

“Koncerti do të shtyhet për të shtunën më 28 tetor dhe të gjitha biletat e blera do të jenë të vlefshme për atë datë. Më vjen shumë, shumë më fal x.”

Fansat e Ed nuk ishin të lumtur dhe shkuan në Tëitter për t’u ankuar.

Artikuj të ngjashëm