Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të rëndësishëm të jetës private.
Ajo ka festuar 3-vjetorin e martesës. Në ‘facebook’, këngëtarja e famshme poston një foto me bashkëshortin Paul Connolly, diplomatin anglez me të cilin jeton prej vitesh në Angli.
“Ky është një çift i lumtur dhe i martuar prej tre vitesh. Gëzuar përvjetorin tonë”, shkruan Anjeza, ndërsa pozon me të shoqin.