Gjatë natës së sotme, opinionistja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj i ka dhënë disa kritika Mbresës.
Anita i ka propozuar Mbresës që të ndryshojë personalitet e të bëhet më pozitive, pasi që sipas saj kjo është formula më e mirë e lojës.
“Nuk është respekt të ndërhysh brenda një çifti dhe të lutëm bëhu më pozitive sepse ashtu do të dukeshe më mirë”, i ka thënë Anita, Mbresës pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.