Anita e Ramush Haradinaj në të njëjtin profesion: Të dy spikerë të lajmeve në Klan Kosova!

By

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita për të parën herë do të ndajnë të njëjtin profesion.

Haradinaj do të jetë spiker i lajmeve së bashku me Anitën në edicionin festiv të Lajmeve të datës 31 dhjetor në Klan Kosova.

Përpos kronikave interesante që janë përgatitur nga desku informativ, Kryeministri do të intervistoj në lidhje direkte edhe kryetarë nga komuna tjera të vendit.

Për herë të parë, z. Haradinaj do t’i kuptojë edhe vështirësitë e profesionit të bashkëshortes.

E gjitha kjo është bërë në kuadër të emisioneve festive të Klan Kosova ku për tre ditë nga data 31 dhjetor e deri me 2 janar, personazhe të politikës e artit marrin timonin e prodhimeve të stacionit televiziv numër një në vend./Prive.al

Artikuj të ngjashëm