Blero shkon me dhuratë në eventin e organizuar nga Teuta (VIDEO)

By

Ka tash e një kohë që aktorja, e shpallur më e mira në Kosovë për 2016-tën, Teuta Krasniqi ka nisur sipërmarrjen e re, kursin iStar për fëmijë të moshave nga më të rejat deri në adoleshencë.

Me veprimtari në disa fusha nga aktrimi, këndimi e piktura, duket se puna intenzive është shpaguar dhe fëmijët në fjalë janë në gjendje të realizojnë vetë produkte të caktuara kinematografike.

Premiera e tyre është shfaqur gjatë kësaj jave që po lëmë pas në një organizim nga iStar ku nuk kishte se si të mungonte prijësja, Teuta me Tarën si pjesë me role dhe bashkëshortin, Adonisin.

E në event, nuk mungoi as Blero i cili kishte ardhur për të uruar vajzën e tij Tarën me rastin e suksesit më të ri në hapat e saj të sigurtë drejt një karriere në aktrim.

Ai me një buqetë lule për të bijën, qëndroi në event duke mos kontaktuar shumë me pjesën tjetër por duke e përmbushur përgjegjësinë e tij si prind.

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm