Bukuroshja shqiptare Angela Martini tash e një kohë ka konsoliduar lidhje të fortë me rumunin Dragossa Vulescu.
Një pjesë të madhe të aventurave, pushimeve e madje edhe shtëpisë, Angela ka tash e një kohë që e ndan me fansat por së fundmi, super modelja nuk është kursyer as në detaje.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se nuk i ‘bindet’ kërkesave të Dragosas kur është fjala tek fotografitë.
Rumuni i ka kërkuar shqiptares të mos e postojë një fotografi në Instagram por kokëfortë si çdo shqiptare, Angela nuk i është bindur.
‘Ai më tha të mos e postoj sepse është shumë seksi. Nuk e dëgjova’ – ka shkruar bukuroshja.
Dragossa duket se e ka pasur me të drejtë. Angela duket një bombë e vërtetë. /prive.al/