Angela Martini në kërkim të një dadoje për të birin, por ka një kusht që duhet plotësuar (FOTO)

By

Jeta e Angela Martinit ka ndryshuar shumë në muajt e fundit. Modelja dhe bashkëshorti i saj, producenti dhe sipërmarrësi Dragos Savulescu, janë bërë prindër: djali i tyre Kyree lindi në 2 dhjetor 2021 nga një nënë surrogate në Dallas (SHBA).

“Ndihem totalisht e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri”, thotë Martini e prekur nga jeta e saj si nënë. Kur i lindi djali, ajo ndjeu menjëherë atë që i duhej. “E ndjej këtë lidhje të thellë që është e vështirë të shprehet me fjalë”, tha ajo.

Tani që është përshtatur me jetën e saj të re – si nënë, Angela Martini përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë publike një kërkesë të saj të veçantë.

“Jam në kërkim të një dadoje shqiptare në Milano. E dua shqiptare, sepse dua edhe im bir të flasë edhe shqip gjithashtu,” shkroi modelja në mbishkrimin e postimit.

Natyrisht kot nuk thonë, ngado që të jetojmë gjuha e nënës është parësore.

Më poshtë mund të shikoni të plotë postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm