Anët e Ramadan Krasniqit të cilat nuk i kemi njohur deri me tash (VIDEO)

By

Danin nga Peja e kemi njohur për zërin e tij të bukur dhe hitet e shumëta duke e konsideruar kështu edhe si “Bilbilin e Pejës” por asnjëherë nuk kemi ditur për disa anë të tjera të tij. Atë se si ai e kalon një ditë të zakonshme, jashtë koncerteve dhe mbremjëve të shumëta në të cilat ai është i pranishëm.

Të kalosh një ditë të zakonshme dhe ta ndjekësh Danin, duhet të jesh vërtetë i pergatitur fizikisht.

Ai mengjeset i fillon duke vrapuar maleve të Pejës madje përkujdeset që ti zgjedhë terrenet më të vështira për të djegur kështu kaloritë e tepërta.

Kështu aktivitet pas aktiviteti, ushtrime të ndryshme fizike, dashuri për ushqimin tradicional janë disa nga anët e këngëtarit që mësuam nga një intervistë për emisionin Prive.

Ndryshe, vlenë të permendim edhe faktin që këngëtari është mjaft besimtarë sa për tu ndier kështu i plotësuar me atë që eshtë dhe religjionin të cilit i takon./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm