Andresa Ambrosio do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur dy muaj më parë gjatë telebingos në “E diela shqiptare”, ku një telefonues e ka pyetur nëse është shtatzënë, pasi këtë përshtypje e ka lënë veshja e saj.
E habitur Andresa qeshi dhe e pranoi duke iu drejtuar Arditit: “Zonja ka të drejtë!”
Më pas ajo tregoi se kishte vendosur të ndante lajmin javën e ardhshme, që do të jetë puntata e fundit e telebingos, por zonja e zbuloi këtë javë. Arditi dhe i gjithë stafi u befasuan duke i shprehur urimet e tyre Andresës.
Tani është zbuluar edhe gjinia e foshnjës dhe kjo u bë në emisionin me Rudina Magjistari.
Andresa shpërtheu balonat dhe studioja u mbush me ngjyrë blu – ajo po pret një djalë.
Shihni të plotë momentin në postimin e mëposhtëm. /Prive.al