Andi konfirmon ndarjen nga Melisa?

By

Andi dhe Melisa me shumë gjasë janë ndarë!

Çifti i vetëm jetëgjatë nga “Përputhen” duket se po përjetojnë krizë të pakthyeshme në raportin e tyre.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Vec unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.

Melisa i ka fshirë disa nga fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram.

Njëjtë ka bërë edhe Andi i cili ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta me Melisën dhe nuk e ndjek më në Instagram.

Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm