Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përveç se një politikane e zonja, është edhe një grua shumë e bukur.
Sharmë, stil e elegancë, janë tri elemente që përfshihen në pamjen e personalitetin e saj, shto këtu sukseset në politikë, duke qenë deputete, ministre dhe një ambasadore e fuqishme e Kosovës në SHBA, e cila bëri krenarë kosovarët me fjalimet e saj në mbledhjet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Në qëndrimin e saj me detyrë zyrtare në SHBA, nuk është e rezervuar vetëm për takime politike po edhe për të tjera aktivitete, ku hyn arti.
Fotografi i famshëm Fadil Berisha, i ka realizuar një portret të mrekullueshëm Ambasadores, e cila shkëlqen me plot kuptimin e fjalës në këtë imazh, të cilin ajo vet e ka publikuar në profilin e saj në Instagram. /Prive.al