‘Ama dorën’, një investim i shkuar huq?!

By

U bë lajm gjithandej që Xhensila e Mozzik janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Madje jehonë më të madhe mori pas lansimit.

Kënga ‘Ama dorën’ u pëlqye nga fansat e dyshes e ata që arritën ta shkarkonin në ditët e para atë sot mund ta dëgjojnë.

E atyre që i ka ikur ky klip nuk mund ta gjejnë më në YouTube.  Investimi i kohës dhe mjeteve materiale siç po duket ka shkuar huq pasiqë spoti edhe pse u kthye njëherë brenda orëve u largua.

Aryset mbeten të paqarta por që kanë kaluar javë e ky projekt nuk gjendet më në YouTube.

Mesa duket shkelja e rregullave të YouTube nuk është ‘lojë’ dhe ata nuk ta japin dorën kur thyhen ato.

Se a do të kthehet ky projekt më apo këngëtarët do të vazhdojnë me projekte të reja, me mësimin që tashmë kanë marrë.

Rregullat e YouTube duhet marrë në konsideratë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm