14 gushti solli në Tiranë një mega spektakël, ashtu siç edhe pritej.
“Alpha Shou” nga Noizy ishte definitivisht, tjetër nivel.
E për të gjithë ata që shijuan spektaklin, e për të tjerë në kryeqendrat shqiptare që s’mund të ishin të pranishëm, ka lajme të mira!
Gjithmonë në kërkim të niveleve të reja, lideri i OTR, do ta sjellë jo veç në Tiranë por edhe në Prishtinë dhe Shkup.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Ky organizim do bëhet i përvitshëm dhe mesa duket jo veç në njërën nga kryeqendrat shqiptare! Magjinë e këtij mega spektakli do ta ndjejnë edhe Kosova dhe Maqedonia Veriore.
Tutje, sot Noizy ka paralajmëruar edhe duet me Dudën pas shumë kohësh. /Prive.al