Shumë vjet më parë: Dafina e Zanfina si shoqe të ngushta (FOTO)

By

Nostalgjia e ka kapluar këngëtaren Zanfina Ismajli. Sot ajo e ka risjellë në memorien e të gjithëve një moment nga e kaluara, kur ajo e këngëtarja Dafina Zeqiri, ishin shoqe të ngushta.

Në profilin e saj në Instagram, Zanfina ka publikuar një fotografi në të cilën shihet me Dafinën, kur ishin shumë më të reja e në fillim të viteve 2000.

Këngëtaret nuk duken me aq me stil e të kuruara sikurse tani, ndërsa në këtë imazh, Zanfina është një biondinë.

Kurse Dafina, ka një grim alla Amy Winehouse, e një frizurë po ashtu të stilit të këngëtares legjendë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm