Almeda e Tolgahan i japin fund aventurës një mujore

By

Habitën shumëkë kur në fillim të muajit Shkurt, pak ditë para martesës morën rrugë drejt SHBA-ve.

Atje, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kurorëzuan dashurinë e tyre, pa dashur të kthehen shpejt në Turqi.

Ata vazhduan muajin e mjaltit për më shumë se 30 ditë duke e përmbushur plotësisht epitetin e një muaji të ëmbël.

E sot, në ditën e pranverës, dyshja kanë përfunduar ekspeditën përtej oqeanit për t’iu rikthyer realitetit në Stamboll.

Ndryshe, Almeda ka paralajmëruar edhe dy dasma, në Turqi dhe Shqipëri për familjet respektive por detaje tjera mbi datat eventuale nuk janë bërë të ditura. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm