Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi është tashmë në një pritje të ëmbël për herë të dytë me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman.
View this post on Instagram
Kurreshtja është e madhe për të gjithë interesimin që fansat kanë.
View this post on Instagram
Almeda zbuloi përmes rrjeteve sociale se pret vajzë para disa javësh teksa tashmë ka zbuluar një tjetër detaj.
Modelja shqiptare ishte e ftuar në një emision në Turqi, bashkë me Tolgahanin dhe djalin e tyre, Efahan, ku ka treguar edhe gjininë e vajzës që pritet të vijë në jetë.
E pyetur nga moderatori, Almeda nuk ka ngurruar dhe ka treguar emrin: Alina.
Ndonëse në mendje kishte edhe dy emra të tjerë, aktorja shqiptare u shpreh se tashmë kishin vendosur ta quajnë vajzën Alina dhe kjo nuk do të ndryshojë.