Pas aktrimit e prezantimit, Almeda Abazi po e provon veten në muzikë.
Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e parë do të publikohet në fund të këtij muaji kur u pyet nga dikush në rrjetin social Instagram.
Por, përveç kësaj, gruaja e aktorit të njohur turk, Tolgahan Sayisman, ka publikuar video e foto në rrjete sociale duke zbuluar pak nga shesh-xhirimet dhe duke na dhënë detaje të paktën rreth dukjes së saj.
Akoma nuk ka detaje nëse kënga do të jetë në gjuhën turke apo atë shqipe./Prive.al