Almeda Abazi dhe i biri i saj i nënshtrohet testit për koronavirus

By

Modelja dhe aktorja Almeda Abazi, që tani jeton dhe vepron në Turqi është shumë e afërt me ndjekësit e saj në Instagram.

Është më se e natyrshme nga ana e saj, duke marrë parasysh raportin me publikun, që të ndante lajmin se ajo i ishte nënshtruar testit për koronavirus.

Por, fatmirësisht ishte vetëm grip sezonal, andaj testi për koronavirus rezultoi negativ, si për të ashtu edhe për djalin.

“Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë. Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm