Alketa Vejsiu në një tjetër dimension

By

Ka tash e disa vite që ekrani nuk është hapësira e vetme e punës për prezantuesen e njohur Alketa Vejsiu.

Krahas televizionit, me shpirtin e ndërmarrëses që nuk rresht së menduari në ide të reja e kreative ajo ka shtrirë veprimtarinë e saj edhe në fusha të tjera.

‘Class by Alketa Vejsiu’ tashmë vëtëm se ka fortifikuar emrin si një prej kompanive më me nam në fushën e organizimit të eventeve e jo vetëm.

Krahas pjesës që ofron shërbime të grimit, rregullimit të flokëve, fotografive profesionale e vellove për nuse, Alketa tashmë ka nisur të provojë veten edhe në dizajn.

Vejsiu, bashkë me stafin ka nisur të dizejnojë fustane unike për fëmijë.

Linja ka filluar modelet e para në prag të festave të fundvitit për t’u konsoliduar tashmë me modele të reja në sinkron më sezonin. Shumë suksese! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm