Sezoni i kaluar solli për herë të parë çdo ditë në ekran formatin “Përputhen”.
Program i dashurisë theu çdo rekord dhe shpejt u pasua me një të ngjashëm në TV Klan.
“Love Story” erdhi një herë në javë në tentativën për të fituar terren.
Përkundër se “Përputhen” mbeti pakrahasimisht përpara në renditje, “Love Story” me në krye Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën do të garojë sërish, kësaj here edhe më direkt.
Dyshja kanë vendosur të ndjekin formulën fituese të Olsa Muhametit dhe Top Channel.
Për herë të parë, këtë vit “Love Story” do jetë poashtu çdo ditë në ekran, njëjtë si “Përputhen” në një studio magjepsëse e cila siç ka treguar Alketa Vejsiu është duke u bërë gati.
Ndryshe nga sezoni i parë kur ishte vetëm një djalë për të cilin luftonin të gjitha vajzat pjesëmarrëse, këtë vit do të ketë edhe një vajzë, dashurinë e së cilës do duhet ta fitojë një prej djemëve në garë. Secili prej tyre do të ketë 10 djem (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.
Se a do t’ia dalë të grumbullojë mbi 500 milion klikime si “Përputhen” në Top Channel, mbetet të shihet.
Gara s’ka qenë ndonjëherë më e ashpër! /Prive.al