Alex thotë se është ‘shef’ shtëpie por jo edhe kur Jennifer Lopez kthehet në shtëpi

By

Për vite me radhë, Alex Rodriguez komandonte stadiumet si një yll bejsbolli për New York Yankees – por kur bëhet fjalë për të marrë vëmendjen e fëmijëve të tij në shtëpi, gjërat nuk janë aq të lehta.

Image result for alex and lopes family

Në një paraqitje të sotme në emisionin e Hoda & Jenna, Rodriguez, tregoi për vështirësitë e të qenurit baba për familjen e tij të përzier – dhe sa e vështirë mund të jetë prindërimi pa ndihmën e të fejuares së tij, Jennifer Lopez.

 

“Ne kemi katër fëmijë dhe askush nuk e dëgjon babin”, bëri shaka ai në episodin e së Mërkurës.

Kur Rodriguez dhe Lopez, 50 vjeç, u fejuan në Mars, ata sollën së bashku dy familjet e tyre, duke krijuar një grup të ngushtë prej gjashtë vetash.

 

Ai ka dy vajza (Ella Alexander, 11, dhe Natasha Alexander, 15 këtë muaj) me ish-Cynthia Scurtis, ndërsa Lopez ka binjakë Emme Maribel dhe Maximilian “Max” David, 11 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Marc Anthony.

Image result for alex and lopez family christmas

Dhe kur ai është vetëm në shtëpi me fëmijët dhe Lopez është larg, Rodriguez tha se ai përpiqet të bëjë më të mirën për të marrë përsipër detyrat e të dy prindërve.

 

“Para se të kthehet ajo në shtëpi, unë jam shefi”, tha ish-lojtari. Por në minutën që Lopez hyn në derë, ai e humbet statusin e tij, bëri shaka. “mbaron, mbaron,” tha Rodriguez.

 

Ish-lojtari për më tepër shtoi se e tërheqin gratë e forta pasi është rritur vetë nga një nënë e forte.

 

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm