Alby zbulon arritjen e fundit të vajzës së saj!

By

Aktorja Alby The Goat, njëherësh ish konkurrente e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova,  ka ndarë një përditësim të fundit nga jeta e saj, veç se nuk bëhet fjalë për të, por për të bijën, Zazan.

Zaza ka përfunduar me sukses sistemin parashkollor, dhe për këtë Alby na njoftoi përmes postimeve në llogarinë e saj të Instagramit.

“Vajza ime diplomoi”, ka shkruar ajo, duke i bashkëngjitur disa emoji emocionues.

Më pas ajo ka ndarë edhe një imazh tjetër direkt nga shkolla, ku shihet bashkë me vajzën e saj, me të cilën na prezantoi edhe përgjatë qëndrimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Artikuj të ngjashëm