Alby ekskluzivisht në Big Brother VIP Kosova 2 ka folur se si e ka nisur punën e saj si aktore e filmave për të rritur.
Në Prime të kësaj nate, ajo është shprehur se është penduar për punën që e ka bërë dhe se dëshiron të bëjë punë tjetër.
“Një vajzë e re pa mend në kokë, doja t’ia dalësh vetes, të gjithë më thonin që kur shkova në LA do të kthehesha, edhe thjeshtë ajo koka ime se unë do të dalë kundër atyre dhe bëra atë që bëra të bëja lekët e mia aty ku doja dhe të mos kthehesha mbrapa e mu dorëzu e me thënë se nuk jam e fortë se nuk mundem me ja dalë kësaj bote vetëm, këtë doja ta bëja edhe pse e bëra në rrugën jo më të mirë”, ka thënë Alby.
“Unë mendova për atëherë që ishte rruga më e mirë, por duke u rritur e duke mësuar e kam gjykuar veten, shpresoj se kur të dalë nga këtu do të dalë me mend më të mira, dhe marrë rrugë më të mira për veten për fëmijën për familjen dhe për të gjithë”.