Albumi i ri rrjedh në internet, Dafina Zeqiri ka një lutje publike

By

Gjatës ditës së djeshme (26 shtator), Dafina Zeqiri njoftoi se albumi i saj i ri do të publikohet me datë 1 tetor.

“Dafine moj” me të gjitha këngët do të jetë i qasshëm në të gjitha platformat e transmetimit. të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e ‘Dafinë Moj’, do t’u dedikohen fëmijëve me autizëm.

Por kjo nuk ndaloi që dikush ose një grup njerëzish të publikonin pa leje albumin e saj në internet.

Kështu që artistja reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke bërë thirrje që të mos mbështesin keqpërdoruesit vetëm për qëllimin humanitar që ka shitja e albumit.

“Please mos e supportoni ata te cilit pe keqperdorin albumin tem( Dhe e upload ne youtube) qe kom punu gjat ne ta! Linkun e keni ne BIO ku 100% shkon per femijet me autism! Ne , do e publikojm albumin ne te gjitha platformat digjitale me 1 Tetor”, ka shkruar dhe sqaruar Dafina. /Prive.al\

Artikuj të ngjashëm