Kanye West zbuloi se albumi i tij i ri me emrin Donda do të publikohet këtë të premte.
Reperi 43 vjeçar publikoi edhe listën me 12 këngë të këtij projekti, e që në total përbëhet nga 39 minuta.
Në Twitter ai shkroi “Tani do të fokusohem në muzikë”. A do të thotë kjo se ai do ta përfundojë kampanjën e tij për garën presidenciale dhe të fokusohet në karrierën e tij muzikore? DO të na duhet të presim dhe të shohim.
Javën e kaluar, Kanye publikoi këngën “Donda”, e cila do të ishte në ditëlindjen e 71-të të nënës së tij të ndjerë.