Ish-Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një statusi në Facebook.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat”, ka shkruar Kurti./Prive.al