Alberti në liri: Ja fotoja më emocionuese e ribashkimit me familjen

By

Albert Krasniqi, bashkëshorti i Besa Gashit njëherësh edhe miku i reperit Cozman pasi mbajti 30 ditë paraburgim u la i lirë duke mos iu vazhduar masa edhe më tutje.

Megjithëse një muaj mund të mos tingëllojë si periudhë e gjatë, është pa dyshim e mjaftueshme për familjen e posaqërisht vajzën, Kjarën.

Një imazh të portretit familjar, biznesmeni e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale së fundmi ku edhe siç e do rendi, i kompletuar, ai shfaqet përkrah të bijës dhe bashkëshortes.

Ka qenë Kjara ajo që ka emocionuar për faktin se nga malli shihet teksa puth babain me plot dashuri në foton që si mbishkrim ka fjalën: ‘I bekuar’.

Edhe Besa e cila prej arrestimit ka reduktuar me të madhe paraqitjet në publik duket shumë e lumtur për ribashkimin me personin e zemrës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm