Alberie Hadërgjonaj i thotë “JO” Këngës Magjike këtë edicion ?! (FOTO)

By

Këngëtarja e cila vitin e kaluar pati sukses mjaft të madh me pjesmarrjen e saj në Këngën Magjike me këngën “Me dorën shtrirë” ku në fund u shpërblye edhe me një çmim, por këtë vit ajo ka vendosur të veprojë ndryshe duke mos marrë pjesë  fare në festival.

E arsyeja duket të jetë tejet interesante kështu sipas një statusi që artistja shkruajti në Facebook e ku thoshte se ajo donte të merrte pjesë por “kishte” frikë konkurrencën e nipit të saj këngëtarit të ri e shumë të talentuar Alban Ramosajt i cili këtë edicion po merr pjesë me këngën “Aurora”.

Ky reagim i saji erdhi në formë mbështetje për talentin e ri të cilin e konsideron si artistin më të mirë të momentit e njëherit i uron edhe shumë suksese në këtë garë.

Kujtojmë se Albëria para një muaji erdhi me projektin e ri “Sa herë m’ke dasht” i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm