Viti i kaluar ishte një vit për t’u mbajtur mend për çiftin e njohur Albtarit-Egzona të cilët mes shumë ngjarjeve që kaluan përjetuan edhe eventin më të rëndësishëm të jetës, martesën.
Emisioni Prive ju patë informuar gjerë e gjatë për këtë ngjarje qysh nga nisja e saj e deri në përmbylljen finale andaj shumë prej jush mund edhe ta keni kuptuar se bashkëshortja e Albatritit, punon si artiste e make up-it e cila kryesisht merret me vetulla.
E sot në vendin e saj të punës erdhi një “klient” ndryshe nga të tjerët, bëhet fjalë për Albatritin i cili vizitoi bashkëshorten e me të cilën ndanë edhe nga një fotografi në rrjete sociale. /Prive.al/