Sezona e verës ka qenë shumë e ngjeshur për këngëtarin Albatrit Muqiqi.
Krahas mbrëmjeve muzikore, si i angazhuar në dasma, pothuajse çdo ditë e ka gjetur këngëtarin në një tjetër vend ku flitet shqip.
Sidoqoftë, edhe kjo verë e pati fundin e saj dhe si rrjedhojë pak ditë pushim me familjen janë mëse të domosdoshme.
Albatriti bashkë me Egzonën dhe vajzën Amelia kanë nisur pushimet e para së bashku në Ulqin nga ku edhe kanë postuar një fotografi.
Por, një detaj në foto ka qenë ai që ka marrë gjithë vëmendjen.
Karroca luksoze e blerë për vajzën ka dëshmuar se kur është puna tek e bija, nuk ka kursim.
Besoni ose jo, një karrocë e tillë e markës ‘Stokke’ kushton rreth 2000 euro, sipas verifikimeve të Prive.al. Për ‘evladin’ ia vlen çdo gjë! /Prive.al