Po bën gati një vit prej kur i ka dhënë tjetër dimension jetës së dy artistëve, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani por akoma publiku nuk e ka parë mirë vajzën e çiftit, Ameli.
Përkundër faktit se janë ndarë me ndjekësit shumë momente të veçanta, fytyra nuk i është ekspozuar kurrë si e plotë duke mos arritur ta shuajë kurreshtjen e fansave për ngjajshmërinë me prindërit.
Megjithatë, një foto e fundit e publikuar nga Albani, si më e qarta deri tani duket se zbulon pak nga kjo pjesë.
Princesha e vogël, Ameli, nga çfarë është thënë edhe nga komentuesit në rrjete sociale duket se nga profili ngjan shumë me nënën Miriamin.
Çdo lloj kombinimi në pamje dhe karakter nga të dy prindërit do të rezultojë pa dyshim si i qëlluar. Po për talentin?! Kjo mbetet të shihet me kohën me rrugëtimin që do e zgjedhë Ameli. /Prive.al/