Pas tërmetit të fortë që ka goditur dje Shqipërinë dhe më pas edhe shumë lëkundjeve më të lehta, Alban Skenderaj pati një mesazh.
Këngëtari hyri në Instagram për të shkruar disa fjalë dhe për të thënë se mbështet të gjithë të prekurit.
“Të gjitha lutjet dhe gjithë mbështetja shkon për bashkëatdhetarët tanë që mund të kenë patur pasoja fizike apo materiale nga tërmeti. Me suport edhe nga institucionet përkatëse, të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët, duhet të informohemi më shumë rreth mënyrës se si duhet të reagojmë në rast tërmeti apo ndonjë katastrofe tjetër natyrore e cila mund të rishfaqet në çdo moment”, ka shkruar artisti.
Nëse nuk jeni informuar ende, tërmeti ka qenë i fuqishëm dje me epiqendër në detin Adriatik, duke goditur më shumë Durrësin dhe Tiranë.
Nga ky tërmet, pësuan lëndime mbi 20 persona dhe shumë dëme materiale u shkaktuan./Prive.al