Albani e Miriami lansuan këngën e re dhe këtë koment marrin nga Xhensila

By

Kënga e Miriam Canit dhe Alban Skenderajt, duket t’i ketë pëlqyer shumë këngëtares kolege të tyre, Xhensila Myrtezaj.

Këngëtares së famshme shqiptare, siç duket sytë e veshët i paskan mbetur te projekti i ri i çiftit të njohur “Duamë”, të cilin e lansuan dje.

Kjo këngë e Skënderajt dhe Canit, erdhi menjëherë pasi ata dhanë lajmin se janë martuar, ndërsa klipi i xhiruar në Maldive, përmban skena origjinale edhe nga dasma private e dyshes.

“Sytë, dhe veshët 😍😍😍 me këtë këngë, dhe video. Bekuar qofshi Miriam dhe Alban”, ka shkruar Xhensila, e cila edhe vet është martuar një vit e gjysmë më parë, e tani është nënë e një vajze të vogël. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/ByISCa1hEWd/

Artikuj të ngjashëm