Është padyshim një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar, ku ka prezantuar një numër formatesh televizive në “Top Channel”.
Ndërkohë që ka qenë iniciatorja e fushatës “Ti je një luledielli” e cila vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, ajo ka qenë e zënë edhe me një tjetër projekt.
Përmes faqes së saj në Instagram, ka bërë të ditur se tashmë ka realizuar një nga ëndrrat e saj, duke lansuar “Reine Ana”, brendin e çantave, të dizajnuara nga vetë ajo.
Ky është një brend francez, që ka zgjedhur ta ketë si drejtoreshë artistike piktoren dhe prezantuesen e shqiptare.
Çantat “Reine Ana”ja produkt me origjinë franceze dhe si brend i regjistruar në atë vend.
Prezantuesja që nisi studimet në arte vizuale që kur ishte adoleshente, tashmë ndodhet në piramidën e një brendi luksoz çantash, që shiten online.
Njerëzit mundet ti blejnë online në faqen zyrtare www.reineana.com