Alban Ukaj do të hap Festivalin e Filmit në Sarajevë

By

Aktori nga Kosova, Alban Ukaj, do të jetë nikoqir i ceremonisë së hapjes së edicionit të 24-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë të Bosnjës.

Ky festival, që është një ndër më të rëndësishmit në rajon e edhe Europë, do të hapet më 10 gusht, me një numër të madh të mysafirëve nga vendi dhe bota, në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

Ukaj është i lindur në vitin 1980 në Prishtinë. Fakultetin e arteve e ka përfunduar në Prishtinë po ashtu, në klasën e profesorit Faruk Begolli. Ndërsa në vitin 2001 ai i ka vazhduar studimet në Akademinë e Sarajevës dhe ka diplomuar në vitin 2006 në klasën e profesorit Aleksandar Jevđević.

 

Artikuj të ngjashëm