Para pak ditësh paralajmëroi se do të rikthehet në Prishtinë për një koncert.
Në profilin e tij në Instagram, kishte shkruar se në ditët në vazhdim do të mbajë koncertin “Tingujt e ditarit tim”, ndërsa tani ka dhënë më shumë detaje.
Alban Skenderaj ka bërë me dije se me 1 qershor, në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, do të sjellë një koncert që do përmbajë këngë të padëgjuara më parë nga publiku.
Ai ka thënë se ky koncert, ka për të pasur një orkestër të madhe e po ashtu edhe shumë surpriza të tjera.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se koncerti im “Tingujt E Ditarit Tim” tashmë vjen në tjetër dimension dhe të tjera përmasa. Një koncert i plotë, me më shumë fuzion dhe me një orkestër prej rreth 30 muzikantësh të shkëlqyer që do performojnë me mua në skenë, me këngë të reja në repertor dhe me orkestrime të pa dëgjuara asnjëherë më parë”, ka shkruar Skenderaj në profilin e tij në Instagram. /Prive.al