Alban Skenderaj shumë shpejtë do ta publikojë këngën e tij më të preferuar për këtë vit.
Kështu ka thënë vetë ai përmes imazhit që ka postuar në Instagram për ta paralajmëruar projketin.
‘Lea’ quhet kënga me klip të realizuar nga Imagine.
Albani nuk dha datë të saktë por sipas përshkrimit ‘po vjen shumë shumë shpejtë’ ajo lëshohet brenda këtij muaji.
Meqenëse qenka kënga e tij e preferuar, pritet një hit i padiskutueshëm.
Artisti solli shumë projekte këtë verë, mes tyre edhe disa bashkëpunime./Prive.al