Krahas muzikës, ai gjithmonë ka marrë vëmendjen edhe me pamjen e tij të jashtme.
Alban Ramosaj, me imazhin që reflekton është shndërruar tash e një kohë në një prej artistëve më të pëlqyer që pa synuar, i ka ‘vjedhur’zemrat e shumë vajzave.
E duket se shfrytëzimi i kartës së pamjes së jashtme për këngëtarin, ka qenë thjesht çështje kohe.
Shumë shpejt, Albanin do e shihni edhe si model!
Kthesën e madhe, këngëtari e ka bërë sot me setin fotografik për linjën e veshjeve Tarik Eldiz në Turqi, mundësuar mes tjerash edhe falë miqësisë së tij me fotografin Endrit Mërtiri i cili është fotografi zyrtar i kompanisë së madhe.
Albani, tani për tani, ka preferuar të mos zbulojë shumë nga seti duke përshëndetur fansat me një fotografi, e mjaftueshme për të ‘çmendur’ gocat e shumta që e ndjekin në Instagram. /Prive.al/