Fillimisht e pamë tek e famshmja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha. Ajo e plaki veten me një aplikacion të cilin mund ta shkarkojë kushdo në Android apo iOS, dhe mania mori dhenë!
Face App u popullarizua aq shumë brenda një dite, sa shumë yje nuk e patën problem të plaken virtualisht, e t’i publikojnë fotografitë e tyre në rrjete sociale.
E këtë e bëri edhe Alban Ramosaj, mirëpo mënyra se si ai dukej në foto të dedikuar e inspiroi të shkruaj një skenar të menduar e shumë qesharak.
Foton që hodhi në Instagram ai shkruan:
“Një tjetër fluturim i suksesshëm! Zbarkova në ‘El Cuco’ ku do qetësoj kockat pak dhe më pas destinacioni për tek familja e vajzës time në ‘Côte d’azur’ që ta surprizoj për ditëlindje… ah.. sapo prisha surprizën, Ndjesë shpirti babit, ç’të bëj.. U plaka! Nuk janë për mua këto rrjete sociale mor bab.. më mirë ti qëndroj aventurave dhe duke shkruar libra.. këtu ça s’më shohin sytë, shoh jot ëmë me atë mjeranin që ka mar për burrë e m’bën t’ua fluturoj avionin mu në dhomë të gjumit. Nejse, shaka. E di ti qe i kam lëne ato gjëra. Të puth e ke të fala nga Tatjana. Ps: ky vëndi qenka potent për biznes” /Prive.al