Alban Dudushi flet për herë të parë për ndarjen: ‘Ne duheshim por…

By

Moderatori i njohur shqiptar, ishte “viktima” e radhës e pyetjeve të vështira të fëmijëve të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”.

Alban Dudushit iu desh të përballej me lloj-lloj pyetje e madje edhe për ish gruan e tij.

Njëri prej vogëlushëve e pyeti moderatorin se përse ai u nda nga gruaja e tij e parë. Albani nuk ngurroi dhe ju përgjigj djaloshit, duke i shpjeguar se ç’ndodh mes të rriturve.

“Unë me gruan time duheshim shumë por ndodh që kur je i rritur ashtu edhe si të vegjlit, edhe të rriturit mërziten me njëri- tjetrin, nuk është fundi i botës. Por e rëndësishme është t’i mbajnë gjërat e bukura dhe ta ruajnë atë pjesë të bukur që kanë pasur me njëri- tjetrin. Ne kemi kaluar gjëra të bukura bashkë, kemi një vajzë. “, ka thënë Dudushi, në emisionin e TV Klan të drejtuar nga moderatorja Alketa Vejsiu. /Prive.al

Image result for alban dudushi

Artikuj të ngjashëm