Festival që premton dy ditë festë, këngë dhe kulturë shqiptare.
“Alba Festival” është një ngjarje kulturore që do mbledh në Cyrih të Zvicrës, plot emra të njohur shqiptarë e ndër ta, edhe këngëtaren e famshme Rita Orë.
Këngëtarja tashmë ka arritur në Cyrih, ndërsa Prive ka organizuar një video të sajën, para performancës që do japë sonte, që është edhe dita e dytë e këtij festivali openair.
Madje Rita është takuar edhe me Ledri Vulën, që po ashtu është pjesë e këtij festivali.
Të tjerë emra që kanë performuar e pritet të performojnë janë edhe Elvana Gjata, Enis Bytyqi, Lluni, Ermal Fejzullahu, Kida, Capital T, Dhurata Dora, Gjiko, Lyrical Son e të tjerë.