Në Milano po zhvillohet Java e Modës, event ky që do të vazhdojë deri me datë 28.
Në mesin e të pranishmëve nga e mbarë bota, aty janë edhe Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë ndarë pjesë nga dita e parë e tyre në Milano ku duket se nuk kanë munguar takime nga afër me dizajnerë të njohur.
Në një prej fotografive të ndara, Alaudini shihet krah dizajmerit të famshëm Simon Porte Jacquemus.
Ky i fundit është i pranishëm me koleksionet e tij në këtë event të madh të modës krah edhe plot emrave të tjerë nga katër anët e globit.