Alaudin Hamiti del me sqarim: Aludimet për dhunë fizike në BBVK2 janë të rreme

By

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, ka thënë se të gjitha aludimet se në spektaklin më të madh televiziv në vend ka pasë dhunë janë të rreme.

Ai, me anë të një story në Instagram, ka theksuar se shkak i errësimit të kanaleve të Big Brother VIP Kosova 2 ishte një defekt teknik në Art Motion.

“Nysa e kuptoj interesin dhe impaktin enorm që e ka Big Brother VIP Kosova 2, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime. Sot në orët e hershme të mëngjesit si pasoj e një defekti Teknik në Art Motion, dy kanalet e Big Brother VIP Kosova  së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi”.

“E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë. Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale janë të rreme”, ka thënë Hamiti.

Transmetimi në kanalin Big Brother 1 dhe 2 është ndërprerë si rezultat i një problemi teknik nga ora 01:03 – 03:19. Për materialin e pa publikuar në transmetimin e drejtpërdrejt të Big Brother Vip Kosova, do të mund ta gjeni në YouTube.

Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe të besueshëm. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm